Sa më shumë që afrohet dalja nga BE, aq më shumë spekulohet në Britaninë e Madhe për një referendum të dytë.
Në fazën përfundimtare të negociatave të anëtarësimit me BE, kryeministrja britanike Theresa May i kundërshtoi në mënyrë të prerë kërkesat në vendin e saj për një referendum të dytë për Brexitin.
“Që ta shtrosh këtë pyetje të gjithën edhe një herë nga e para do të ishte mashtrim në stil të gjerë për demokracinë tonë”, shkroi May në një artikull të “Sunday Telegraph”.
Deputetë nga partia konservatore e May janë shprehur për nevojën e mbajtjes së një referendumi të dytë, po ta refuzojë parlamenti britanik rezultatin e negociatave të daljes nga BE me Brukselin.
Një grup politikanësh proeuropianë përpiqet që ta vërë këtë në rend të ditës në kongresin e partisë laburiste në fund të shtatorit.
Deri tani, krerët e dy partive të mëdha e refuzojnë në parim mbajtjen e një referendumi të ri. Sondazhet megjithatë tregojnë se është e mundur që në popull të krijohet një shumicë mbështetëse për mbajtjen e një referendumi të dytë.
3 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)