Trajneri Walter Mazzarri injoron spekulimet dhe insiston se do të respektojë kontratën e tij me Napolin që vlen deri në qershor të vitit 2013.

Së fundmi është spekuluar se Mazzarri mund të braktisë skuadrën nga San Paolo në fund të këtij sezoni por ai ka theksuar se është i përqendruar në klub.

“Kam kontratë deri më 2013 dhe synoj ta respektoj. Më pas sigurisht se do të bisedoj me presidentin nëse ftohem për takim”, deklaroi Mazzarri për të përditshmen sportive italiane Corriere dello Sport.