Ky vogëlush është aq i mirë për të ndjekur udhëzime sa që i bindet të gjithave në mënyrë perfekte.


Video qesharake tregon se si djali i vogël mëson të luajë baseball nga babai i tij.


Por, kur babai i thotë ta mbajë syrin te topi, ai e merr këshillën fjalë për fjalë dhe përkulet duke e afruar syrin te topi.


Në fund të klipit që besohet të jetë filmuar në SHBA, mamaja shpërthen në të qeshura, e babai hap krahët për ti dhuruar të voglit të tij një përqafim të ngrohtë.



/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter