Durres- Nje vajze 11-vjecare ka vjedhur parate e gjyshes. Ngjarja ka ndodhur ne Durres, kur nje 68-vjecare ka bere denoncim ne polici per mungesen e nje shume parash ne shtepine e saj. "Shtetasja 68-vjecare beri denoncim se i mungonin 300 mije leke" thane burimet policore, qe shtuan se menjehere pas denoncimit nisi puna per zbardhjen e vjedhjes. Nga puna hetimore rezultoi se e dyshuar per kryerjen e kesaj vjedhje eshte mbesa e denoncueses, e cila do te procedohet ne gjendje te lire per shkak te moshes. Nderkohe qe policia ka deklaruar se vazhdon puna ne drejtim te dokumentimit te plote te rastit. A. C