Lajmi.net mëson se përveç Frashër Krasniqit, zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje, njëra prej të arrestuarve është edhe Adea Batusha.

Kjo përveç që është aktiviste e VV-së, njëkohësisht është edhe mbesa e Visar Ymerit, kryetarit të Lëvzjes Vetëvendosje.

Inicialet e Adea Batushës, vajzës së motrës së Visar Ymerit figurojnë edhe në komunikatën e lëshuar të Policisë dhe Prokurorisë, ku janë edhe ato të pesë të arrestuarve të tjerë, raporton lajmi.net.

"Ndaj gjashtë të pandehurve me iniciale; A.B, A.A, A.D, E.H, F.K dhe P.A është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve", shkruan në komunikatën zyrtare të lëshuar nga Policia dhe Prokuroria.

Batusha njihet si fotografe e Lëvizjes Vetëvendosje. /lajmi.net