Sa here qe kthehem nga Bukureshti me kap nje ndjenje e lehte trishtimi qe me mban per disa kohe te mberthyer ne nje hapesire te vendosur diku mes rremujes imagjinative te nenvetedijes dhe zones me drite te arsyes jo asaj se kulluares se Dekartit po asaj te mjegulluar te Lok-ut. Ne te shumten e rasteve e kam te veshtire te ndaj kohen kur kam jetuar larg nga vendi im me kohen ne te cilen jetoj cdo dite ne kete vend. Ngado qe shkoj me duket sikur bart me vete shenjat e nje vendi apo te nje kohe te mbrapshte personazh i se ciles pa dashjen time kam qene edhe une. Edhe kete radhe sapo mberrita ne Bukuresht per te marre pjese ne Kolokiumin Nderkombetar per Shkrimtaret e Europes Juglindore qe kane shkruar ose qe jane botuar ne frengjisht nje nga koleget rumune qe mesa duket e ndiqte jeten ne Shqiperi me tha Po ju do te prishni nje Piramide Jo i thashe nuk eshte Piramide eshte nje Qender Nderkombetare Kulturore. Po me tha po ju i thoni ose e quani qe te gjithe Piramide. Mos eshte ndonje ndertim qe ka lidhje me Egjiptin e lashte Mos eshte ndonje muzeum qe ruan sarkofage. Pse i thoni ose perse e quani Piramide dhe perse doni ta prishni. Ketu te ne prishja e nje piramide ka nje shenjueshmeri te trishte tragjike. E dini ju qe Caushesku yne e rrafshoi Bukureshtin e vjeter historik dhe ndertoi Bukureshtin e ri dhe ne ate kohe lindi edhe aforizma qe thoshte se Caushesku nuk shkelqeu ne histori dhe kerkon te shkelqeje ne gjeografi. Ne edhe keshtu vuajme nga sindroma e harreses. Po ju pse doni ta prishni dhe perse Piramiden. Une kam mbetur thuajse pa asnje shpjegim te mundshem dhe nis e hidhem dege me dege ne arsyetime teorike aq sa ne nje cast e kap veten gafil dhe e kuptoj se kam nisur te bej nje arsyetim gjysme surreal e gjysme socrealist. Me kujtohet realizmi socialist dhe mbeturinat e tij ose copat e trungjeve ende te padjegura nga afshi i zjarrte i metodes. Sot ne vendin tim ashkla te tilla te mbrujtura me socrealizem vulgar i ndesh rendom. Vete debati per Piramiden celi edhe kete shteg. Socrealizmi nuk eshte vetem nje metode apo vetem nje kod rregullash apo parimesh ai eshte nje menyre te menduari e te vetendieri qe mbeshtetet mbi nje kulture te vecante. Te jesh socrealist do te thote te mos pranosh debatin por te himnizosh dhunen mohimin e atij qe nuk mendon si ti. Te jesh socrealist do te thote te kesh si princip baze te jetes kultin e se rese dhe kultin e shkaterrimit. Njeriu i ri apo heroi pozitiv socrealist nuk interesohet per te shkuaren. Ai e revizionon ate e ndan ne perparimtare sipas tij dhe ne reaksionare. Ajo qe eshte reaksionare duhet te zhduket duhet te rrafshohet dhe ne vend te saj apo nga hiri i saj apo me tej akoma nga germadhat e saj duhet te linde bota e re njeriu i ri menyra e te menduarit. Per lexuesin eshte me interes te kujtojme se si u instalua realizmi socialist te ne. Ne Konferencen e Trete te Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve qe u mbajt ne nentor te vitit 1952 vini re gjithmone ne nentor merrte pjese si i ftuar anetari i politbyrose Bedri Spahiu ish-prokurori i frikshem qe kishte shkuar ne hell dhjetera opozitare te regjimit. Pas instalimit te metodes se realizmit socialist si forme apo si detyrim per shkrimtaret u flak tej edhe Sejfulla Maleshova i cili nuk hoqi dore nga ideja se qofte Fishta qofte Konica nuk duheshin hequr nga qarkullimi letrar. Per kete apo edhe per ndonje ide me pak oportuniste ai u perjashtua nga te gjitha detyrat qe mbante e u degdis ne nje magazine te humbur ne Fier. Pas kesaj metoda e realizmit socialist kishte krijuar tashme nje qendrim te vetin edhe per sa i takon tradites. Ajo e kishte ndare ate ne dysh ne pasues te Skenderbeut dhe ne pasues te Ballaban Pashes ne ata qe e kishin dashur atdheun dhe ne ata qe e kishin shitur ate. Kjo tipologji e te menduarit ishte frymezim per luften ne emer te se rese. Historia e socrealizmit shqiptar eshte rrafshimi i gjysmes se kujteses ne emer te gjysmes tjeter. Ideja per te prishur Piramiden nuk ka lidhje me asnje nga motivet qe permenden ne tregun banal te debateve mediatike. Kjo ide vlon nga afshi qe ka heroi i realizmit socialist per te shkaterruar te vjetren dhe per te ndertuar boten e re. Po te veresh me kujdes ne themel te puneve qe ben qeveria jone e realizmit socialist ka gjithmone nje vrull revolucionar qe mbeshtetet sidomos ne shkaterrimin e se vjetres. Ne Akademine e Shkencave ne kulture deri edhe ne gjuhe revolucionari yne i realizmit socialist nuk ndalet ai sheh perpara dhe me mesimet e Partise ne zemer si dhe i frymezuar nga pasioni i ndertimit te nje bote te re djeg me zjarr e ben rrafsh me token cdo gje te vjeter.


Por le te kthehemi te realizmi socialist dhe te mbeturinat. Mbeturinat e realizmit socialist nuk jane lende e gjalle ato jane copa te ngurta qe te bllokojne trurin dhe nuk te lene te kuptosh asgje. Mbeturinat e socrealizmit jane shtrati i squllet ku fle dhe perkundet si ne enderr mediokriteti yne kolektiv. Nese ka nje mase apo nje meter qe mund ta mase llumin mbi te cilin ngrihet inteligjenca jone ky eshte mediokriteti. Ne jemi nje shoqeri lumturisht mediokre. Natyrisht shoqeria njerezore ne thelb eshte mediokre sepse vendimet per te i merr shumica e cila per shume e shume arsye nuk perfill mendimin e eksperteve. Por ne ne ndryshim nga shoqerite e tjera e zhbejme ekspertin ne nuk e pranojme ate. Prania e tij ne shoqerine tone mediokre eshte nje handikap eshte nje shenje qe ndjell fatkeqesi. Shoqeria jone duket se prodhon me tepri aq shume llum te trashe te mediokritetit kolektiv sa injoranca dhe mosdija shpallen virtyt. Ne fakt kete kult nderton edhe menyra socrealiste e te menduarit. Tani qe po shkruaj keto radhe me vjen nder mend nje episod nga komedia Karnavalet e Korces ai episod qe ka lidhje me nje punetor qe po transporton pianon. Me sa dashuri autori i realizmit socialist e vizaton punetorin qe tallet me pianon dhe me kulturen e muzikes klasike. Ky tip babaxhani qe injorancen e tij e shpall si model te virtytit do te nise te na behet me pas modeli yne i jetes tipi qe duhet imituar. Socrealizmi i sotem nuk ka lidhje edhe aq shume me letersine propagandistike qe u shtoll ne vitet e diktatures por ka lidhje te panderprere me menyren e te menduarit. Ne thelb te te menduarit te socrealizmit eshte festa. Heroi socrealist e koncepton jeten si nje festival dhe folklori eshte arti me sublim. Jeta per heroin socrealist eshte gaz dhe ne rrjedhe te saj ai ben kujdes qe te projektoje sa me shume festa. Tipi qe i rri gjithmone prane eshte Bandill Agai personazhi fantastik i Kadarese te Komisioni i festes. Bandill Agai e ben vendin drite me banderola e me spote ndersa Osmane Ogllune te tjere hidhen neper ekrane televizionesh qe te mbrojne marrezite e fundit te heroit socrealist. Nese ai befas thote se duhet te bejme gjithe popullsine synet atehere osman-ogllute e kane gati argumentimin filozofik per rrethprerjen dhe me legene e thike ne duar apo me peshqir ne qafe ata do te hidhen ekran me ekran per te bindur popullin se rrethprerja eshte shendet dhe para. Nocioni i festes dhe i harese pas nje fitoreje eshte gjithashtu nje tipar i mbeturinave te realizmit socialist. Ne vetedijen e mbeturinave te realizmit socialist pas cdo ndeshjeje apo pas cdo perplasjeje ka nje fitore dhe pas nje fitoreje ka gjithmone kurbane dhe feste desh te therur dhe hallve. Nje fitore eshte nje triumf mbi armikun mbi kundershtarin dhe riti i lashte i festes kerkon qe te kremtohet festa te hiqen valle. Ne jemi populli i fundit ne Europe qe e kemi festen nje institucion kolektiv qe e ruajme si tradite te kohes kur jeta jone ishte e mbushur me fitore mbi armikun. Festa sherben per te nxitur emocionet kolektive per te ndezur pasionet e turmes qe ashtu te nderkryer duke ndukur mishin me dhembe apo duke kaptuar nje top me hallve te jene me te forte neser dhe me te bashkuar rreth partise dhe me te vendosur per te mundur armikun qe nuk fle kurre.


Tashme u bene dite dhe kolokiumi i Bukureshtit ka mbetur larg. Me kane mbetur ne mendje shume gjera. Hoteli yne ishte prane Teatrit Kombetar te Rumanise dhe une nuk munda te shihja nje pjese te Joneskos sepse biletat ishin shitur dhe per dymbedhjete dite nuk kishte bileta. E keshtu me Piramiden qe nuk u be dot teater dhe me shkaterrimin e teatrit per te ndertuar nje Parlament u largova nga sporteli i teatrit te madh ne Bukuresht dhe u futa ne metro nje nate ne mbremje ne nentor.