Si pasojë e një sulmi terrorist në veri të Kabulit janë vrarë mbi 30 persona. Dhjetëra të tjerë janë plagosur. IS kumtoi se ai qëndron pas këtij sulmi.


Si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm afër zyrave të sektorit për dokumenta në kryqetetin afgan Kabul janë vrarë të paktën 31 njerëz dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë. Autoritetet thonë se nga shpërthim i fuqishëm në këtë sulm terrorist janë plagosur mbi 50 persona, por të dhënat e autoriteteve nuk janë definitive. Një zëdhënës i ministrisë së Shendetësisë tha se gjendja e të plagusrve është pjesërisht e rëndë. Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë organizata terroriste “Shteti Islamik” (IS). Më parë një zëdhënës i talibanëve ka kumtuar përmes rrjetit “Twitter” se organizata e tij nuk qëndron pas këtij sulmi.


Sulmuesi vetëvrasës ka ardhur në këmbë në veri të kryeqyetit afgan, njfton një zëdhënës i ministrisë së Brendshme. Shefi i policisë në Kabul, Dawood Amin, thotë se atentatori ka aktivizuar mjetin shpërthyes në hyrje të objektit, në mesin e masës së njerëzve. Sulmi ka ndodhur në veri të qytetit, në pjesën e banuar me shumicë shiite.


Sulmi ka ndodhur në momentin kur qytetarët e mbledhur prisnin të regjistrohen për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare dhe lokale, të cilat do të mbahen në tetor. Autoritetet afgane kanë filluar me regjistrimin e zgjedhësve para një jave. Regjistrimi do të bëhet në dy muajt e ardhshëm, në më shumë se 7000 qendra votimesh.

Afganët do të votojnë me 20 tetor, ndonëse këto zgjedhje është dashur të mbahen para tre vitesh, në vitin 2015, por janë shtyer për shkak të gjendjes së rëndë të sigurisë dhe problemeve me logjistikën. Në disa pjesë të vendit edhe më tej ka konflikte të armatosura. Talibanët kontrollojnë rreth 15% të territorit. Deri tani nuk ka të dhëna të sakta për numrin e qytetarëve me të drejtë vote, në këtë vend me rreth 30 milionë banorë. Zgjedhjet konsiderohen si test gjeneral për zgjedhjet presidenciale, të cilat mbahen në prill të vitit 2019.

Autoritetet po përgatiten për mundësinë që tlibanët dhe “IS” t’i pengojnë këto zgjedhje.


22 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)