Mbikalimi i Plepave ne Durres eshte bere i pakalueshem. Gropat dhe kanalet e hapura ne mes te asfaltit rrezikojnë jetën e drejtuesve të automjeteve.

Kjo pushuese nga Kosova eshte nisur per ne plazh, por rruga nuk shkon sipas llogarive te saj.

Makina qe po drejton perfundoi ne kete grope.

Jemi ne mbikalimin e Plepave, pjese e rruges Durres – Kavaje.

Ky segment shpejt mund te perfundoje jashte funksionit te tij.

Gjendja eshte katastrofe dhe askush nuk nderhyn.

Ne distance 50 metra ka pesuar dy demtime.

Ne mes asfaltit te rruges jane çare kanale.

Automjetet nuk kane shpetim.

Nese me pak fat i ikin aksidentit, me siguri dalin prej ketu me ndonje dem tjeter.

Ketu pjeset metalike jane shkulur per skrap.

Ne rastin e nje trafiku me te lirshem, automjetet devijojne duke dale ne kahun e kundertet te rruges. Nga casti ne çast mund te ndodh nje aksident.

Kjo nyje lidhese midis veriut dhe jugut, pak kohe me pare kaloi ne procesin e rehabilitimit. Ivestimi u konsiderua mjaft i rëndësishëm. Por nuk kaloi shume dhe demet jane keto qe shikoni.

Prej ketij mbikalimi vetem ne nje dite sezoni qarkullojne 100 mije automjete.