Inxhinierët e shkathët japonezë nuk lënë që një problem i vogël si mungesa e hapësirave të pengojë projektet e tyre. Kështu ata kanë arritur të ndërtojnë një rrugë mespërmes një godine zyrash në Osaka. Kjo foto tregon se si mes një godine 16 katëshe kalon një rrugë. Godina quhet edhe zgjua bletsh për shkak të intensitetit të lëvizjeve. Japonezët e kanë ndërtuar këtë mbikalim për të lehtësuar trafikun. Rruga është një qeramarrëse në godinë dhe paguan edhe ajo si zyrat një pagesë mujore. Ashensori i godinës kalon përmes kateve pa ndaluar, nga kati 4 në të 8-in. Arkitektët e kanë rrethuar rrugën me një strukturë që mbron godinën nga zhurma dhe dridhjet.