Mbikalimi që po ndërtohet në Kamëz, për mendimin tim është një investim i rëndësishëm, por ka disa probleme. E para, ai mund të ishte në formë nënkalimi, jo mbikalimi, sepse me formën që po merr tani kuptohet që funksionet që do të kryejë i kryente fare mirë edhe një nënkalim, pra gërmim në thellësi dhe jo ngjitje në lartësi.


Me ngjitjen në lartësi është krijuar një handikap i madh në peizazh, një pikëpyetje do ta quaja. Çdo inxhinier apo arkitekt e kupton këtë fare lehtë. Është ngritur një kodër kot më kot në një rrugë kryesore të Tiranës.


Mendoj se ky është një problem politik. Ata që e kanë planifikuar të tillë, janë të njëjtët që treguan forcën duke prishur mbikalimin në Laprakë. Duhej një mbikalim që kjo forcë të dëshmohej deri në fund. Sigurisht kostot në para të kësaj kapriçoje, nuk i paguajnë nga xhepi i tyre. Janë lekët e shqiptarëve. Këtu kam parasysh shqiptarët që paguajnë taksa, jo zaptuesit që mbajnë në pushtet karagjozët politikë, karikatura të së shkuarës.