TIRANE- Ndërprerjet e energjisë do të vazhdojnë në kryeqytet. CEZ Shpërndarje njoftoi se si rezultat e mbingarkesës ne nënstacionin e Sharrës, në orët në vazhdim do të ketë ndërprerje të energjisë në mënyrë të alternuar në disa zona të kryeqytetit.
Zonat të cilat do të vuajnë mungesën e energjisë elektrike janë Kombinati, Vaqarri, zona e ish Bllokut, Kodra e Diellit, Vasil Shanto, Selita dhe Sauku.
Prej ditësh ka patur ndërprerje të paparalajmëruar te energjisë nga CEZ Shpërndarje. Sipas saj, këto ndërprerje kanë ardhur si pasojë e mbingarkesës, pasi me uljen e temperaturave në vend, qytetarët kanë rritur konsumin e energjisë elektrike.