Në mbledhjen e grupit parlamentar, PD ka marrë disa vendime për sa i përket çështjeve më të diskutuara në vend. Mësohet se është vendosur pjesëmarrje e pjesshme në mbledhjet e komisioneve Parlamentare.


Veç kësaj, mësohet se PD do të shkojë në komisionin e medias dhe do të kërkojë anulimin e ligjit të Arsimit të Lartë.


Kreu i PD, Basha ka deklaruar në mbledhje se ligjvënësit demokratë do të shkojnë aty ku kalendari parashikon çështje të ndjeshme për qytetarët. Ai ka kërkuar angazhimin me të gjitha kapacitetet për arsimin.


Aty ku ka kalendar me çështje sensitive për qytetarët do shkojmë. Arsimi në Shqipëri është në kolaps total. Duhet të angazhojmë gjithë kapacitetet tona për arsimin. Duhet të jemi të qartë. Qëndrimi ynë është anulimi i ligjit të arsimit të lartë. Për platformën e Arsimit të lartë të angazhohen, ish-ministra arsimi, deputetë aktuale, pedagogë, ka thënë Basha.


Ndërkohë, LSI do marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë ku do të diskutojë amendimet e saj për Buxhetin e Arsimit ndryshe nga PD, e cila kërkon anulimin e ligjit të Arsimit të Lartë.


Edhe deputetët e PD do jenë pjesë e Komisionit të Ekonomisë ku do të kundërshtojnë buxhetin e vitit 2019.


Gazeta Shqip