Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë u mblodh sot 21 Shkurt 2012 për të diskutuar rreth disa çështjeve të rëndësishme që lidhen kryesisht me ecurinë e reformës zgjedhore, reformës parlamentare, problematikën e zgjedhjeve brenda partisë në disa njësi vendore, riorganizimin e forumit rinor dhe forumit të gruas.
Mbledhja e kryesisë ka zgjatur mbi tre orë. Gjatë kësaj mbledhje janë caktuar dy kandidatët për kryesinë e Partisë Socialiste të Tiranës. Dy kandidaturat e miratuara janë Saimir Tahiri dhe Ilir Zela. Kryesia ka vendosur gjithashtu se procesi zgjedhor do të fillojë në 3 Mars.

Saimir Tahiri pas mbledhjes së kryesisë së PS ka dhënë një intervistë për News24.

Tahiri në intervistë ka thënë se ai ka kërkuar që të shtyhen zgjedhjet për kryesinë e Tiranës për arsye që ti jepet kohë kandidatëve të paraqesin platformat e tyre pranë elektoratit socialist. Tahiri ka deklaruar për News24 se do ta fillojë fushatën e tij që nesër.

Procesi zgjedhor për degët e PS do të përfundojë brenda 15 marsit.

Komunikatë e PS, diskutimi ka vijuar me reformën zgjedhore dhe arsyet e pasojat se pse maxhoranca nuk po vazhdon me bashkëpunimin për ta përfunduar në kohë.

Kryesia e PS gjatë mbledhjes ka diskutuar për procesin e reformës zgjedhore. Sipas kryesisë së PS zvarritja e reformës zgjedhore vjen për shkak se mungon vullneti politik nga ana e maxhorancës.

Sipas komunikatës së kryesisë së PS mungesa e vullnetit politik të maxhorancës po rrezikon procesin e ardhshëm zgjedhor, dhe shënon një moment kritik në përmbushjen me sukses kësaj reforme.

Nën Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë Namik Dokle, shprehu shqetësimin se edhe ecuria e reformës parlamentare nuk po përmbush afatet kohore të vendosura më parë. Rivendosja e votimit të fshehtë është cilësuar si një element tejet i rëndësishëm në funksionimin demokratik të Parlamentit, element i cili fatkeqësisht ende nuk është pranuar nga maxhoranca.

Kryesia caktoi një grup pune që do të koordinohet nga deputetja Olta Xhacka dhe drejtohet nga anëtarja e Kryesisë Eglantina Gjermenji për të konceptuar një projekt mbi organizmin e forumit të gruas.

Kryetari i Partisë Socialiste, propozoi gjithashtu ngritjen e një grupi pune për hartimin e strategjisë së komunikimit me publikun, duke patur parasysh afrimin e fushatës së ardhshme zgjedhore, propozim që gjithashtu u miratua nga Kryesia e PS.

(ar.si/BalkanWeb)