Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, ku pas 5 muajsh do të marrë pjesë edhe opozita.


Opozita e nisi bojkotin që në datën 23 korrik të këtij viti. E ndërsa një pjesë e deputetëve e shpëtuan mandatin në seancën e kaluar, pjesa tjetër e grupit të PD dhe LSI-së afatin e fundit e kanë në 23 janar të vitit tjetër, pasi në të kundërt do të humbnin mandatet


Sipas Opozitës, prania e saj në Kuvend është për dy arsye, e para për të mbështetur studentët në kauzën e tyre dhe e dyta për Vettingun në politikë, një propozim i vetë Partisë Demokratike.


Sot në parlament do të diskutohet dekreti i presidentit për kthimin e buxhetit, ndërsa në senacën që do të mbahet nesër do të diskutohet Vettingu në politikë. Po ashtu për votim sot në parlament janë edhe disa projekt vendime të tjera.


20 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)