Tiranë, 8 Qershor 2010 NOA - Vepri­­mtaria
kulturore Mbrëmësore Bizantine, u zhvillua dje në kryeqyte me rastin e
mbylljes së ekspozitës Dorëshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri, që
u hap në mjediset e Drejtorise se Pergjithshme te Arkivave.



Kjo veprimtari organizohej nga Fondacioni Grek
i Kulturës në Shqipëri, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave te Shqiperise,
Fondacioni Kulturor i Bankës Kombëtare të Greqisë dhe Kisha Ortodokse
Autoqefale e Shqipërisë.





Veprimtaria u realizua mbrëmë në Sallën e
Ceremonive pranë Kishës Ortodokse në rrugën e Kavajës. Aktiviteti kulturor përmbante
dy referate mbi historinë dhe kultivimin e muzikës bizantinë në Shqipëri.

Ato u nderthurën me koncert me himne bizantinë të shkruar në kodikë mesjetarë
të Arkivit Qendror Shtetëror, në interpretimin e Korit Kishtar Bizantin
"Shën Joan Kukuzeli".



***

MUZIKA BIZANTINE. NJË RETROSPEKTIVË E SHKURTËR HISTORIKE.



Është pothuajse e sigurt se historia e Muzikës
është zhvilluar krejt paralelisht me historinë e Qytetërimit të njeriut. Që nga
epoka e gurit dhe e bakrit dëshmitë e shprehjes muzikore përforcojnë mendimin
se bukuria e tingujve tërhiqte gjithmonë vëmendjen e njeriut. Me njohjen e
krishterimit si fe zyrtare e Perandorisë Bizantine nga Konstandini i Madh,
fillon dhe zhvillimi artistik i muzikës fetare, e cila u krijua nga kulti për
kultin dhe arriti në nivele të larta. Ky art muzikor me stilin dhe tingullin e
tij të veçantë sjell aromë temjani, shpreh përsiatje shpirtërore dhe shpërthimi
fetar me një mënyrë të thjeshtë dorike.

Gjatë periudhës protobizantine (shek. IV-VI), muzika Bizantine arrin një
shkallë të parë pjekurie me Romanos Melodistin, stili dhe shpërthimi i poezisë
së të cilit vlerësohet si e barabartë me poezinë e lirikëve të lashtë. Një
periudhë të re zhvillimi dhe shkëlqimi për muzikën Bizantine shënon shfaqja e
shën Joan Damaskinit, njërit prej etërve më të mëdhenj të Kishës, teolog,
filozof, himnograf dhe muzikant (676 756 p.K.). Damaskini zgjodhi 8 tingujt
dhe kodifikimin gjegjës të himneve, dhe mund të konsiderohet si përvijuesi më i
madh i muzikës bizantine dhe Burimi i Parë i saj. Shekulli i XIII-të lindi
protopsaltin e zëëmbël të Pallatit dhe Magjistrin e Psaltëve Perandorakë, Joan
Kukuzelin nga Durrësi. Kukuzeli reformoi dhe lartësoi artin e Damaskinit sa
askush tjetër. Lumenj të rinj melodish buruan në Atos, vendi ku murgjëronte
Kukuzeli. Prandaj dhe konsiderohet si Burimi i Dytë i muzikës pas Damaskinit.
Që nga shek. X, librat kishtarë ishin mbushur me himne për çdo manifestim
liturgjik në të gjitha qoshet e Perandorisë. Në Arkivin Qendror Shtetëror sot
ruhen dy dorëshkrime muzikore të kësaj periudhe, përkatësisht Kodiku i Përmetit
nr. 81 i shek. XII dhe Kodiku i Beratit nr. 23 i shek. XIII (viti 1292), që
dëshmojnë përdorimin dhe kultivimin e muzikës Bizantine në viset e Shqipërisë
së sotshme. Pas Kukuzelit vjen Joan Kladha (fundi i shek. XIV, fillimi i shek.
XV), muzikant i niveleve të larta, i cili konsiderohet si Burimi i Tretë i
muzikës bizantine.

Pas Rënies së Konstandinopojës, e pritshme ishte që edhe muzika bizantine të
shënonte, në fillim, një periudhë pauze. Ndërkaq, Kisha Ortodokse ruajti
besimin dhe kulturën e krishterë bizantine, po aq sa ruajti edhe muzikën
tradicionale të krishterimit. Pason një periudhë shkëlqimi me pëfaqësues që nuk
qëndrojnë aspak më poshtë se kolegët e tyre të mëparshëm. Më 1776 shfaqet një
personalitet tjetër i muzikës bizantine, Petroja i Peloponezit, muzikanti i
madh i shek. XVIII. Vepra e tij ishte pararendëse e reformës së muzikës
bizantine. Ndërkohë, në vitin 1814 ndodhi një reformë historike në shkrimin e
shenjave të muzikës bizantine nga tre mësuesit, Grigor Protopsalti,
arkimandriti Krisanth, i cili më pas bëhet mitropolit i Durrësit dhe Harmuz Kartofilakut..Kjo
reformë i kushtohet kryesisht thjeshtësimit dhe tipologjizimit të shenjave,
duke i sjellë në formën që përdoret edhe sot. Shenjë e kësaj periudhe janë dy
dorëshkrime të tjera që ruhen në AQSh, Kodiku i Korçës nr. 82 i vitit 1736,
Kodiku i Elbasanit nr. 87 që daton në fillim të shek. XIX, si dhe Kodiku i
Tiranës nr. 95 i shek. XIX.

Dorëshkrimet e muzikës kishtare bizantine, janë burimet e vetme që ruajnë
kulturën muzikore-poetike të Kishës Ortodokse, kulturë e cila lulëzoi këtu e
afërsisht 1500 vjet më parë, lidhi fryte dhe u kultivua pa pushim deri në ditët
tona. Këto dorëshkrime muzikore dëshmojnë se Shqipëria e sotshme merrte pjesë
vazhdimisht në krijimet kulturore të Perandorisë Bizantine dhe, ashtu si edhe
dorëshkrime të tjera, na ofrojnë një material të rëndësishëm që kontribuon për
të njohur më mirë të shkuarën tonë.



th.dh/r.n/NOA



var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = "";







jQuery.noConflict();





Komente




Shto komentin tend















jQuery(document).ready(function(){
jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){
jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500);
return false;
} );
});










Shkruaj nje koment








Emri:






Email: (jo i detyruar)








Titulli:





































Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh






function JOSC_afterAjaxResponse(action) {
switch(action) {
case 'show':
case 'response_reply':
case 'response_edit':
case 'response_quote':
jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown();
return 0;
break;

case 'hide':
case 'response_editpost':
case 'response_posted':
case 'response_approval':
jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast");
return 0;
break;
default:
return 0;
}
}
if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")