Prishtinë - Mbretëria e Bashkuar do të reduktojë numrin e zyrtarëve në kuadër të misionit EULEX në Kosovë. Qeveria britanike ka bërë të ditur shpenzimet e shumta për misionet e saj në botë. Sipas një deklarate, njoftimi i sotëm për uljen e numrit të zyrtarëve nuk ndryshon besimin e fortë të Britanisë së Madhe se BE duhet të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e Kosovës si shtet i pavarur. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të financojë një numër të konsiderueshëm të personelit kyç në EULEX dhe ICO.



Këta ekspertë britanik luajnë një rol vendimtar në përpjekjet për të mbështetur policinë dhe drejtësinë. Mbretëria e Bashkuar gjithashtu do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Kosovën në një numër fushash të rëndësishme, duke u përqendruar në sundimin e ligjit, stabilitet dhe punësim dhe zhvillim përmes projekteve të synuara dhe ndërhyrjeve politike. Me një buxhet të limituar Mbretëria e Bashkuar ka prioritet në mënyrë strategjike kontributet tona për të gjitha misionet civile të ESDP së në të cilat jemi të përfshirë.



Ky proces ka përfshirë një numër të vendimeve të vështira. Në Afganistan, Gjeorgji dhe Kosovë jemi përqendruar në fushat kryesore ku zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar mund të shtojnë vlerë reale këtij misioni, thuhet në komunikatë të Ambasadës britanike në Prishtinë.