Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se i ka vene drynin 3 lokaleve ne Jalë, nje nga zonat me te frekuentuara gjate veres nga turistet si vendas edhe te huaj. Kjo për shkak të shkeljeve të rënda të standarteve të sigurisë ushqimore.


Sië njofton AKU, gjatë aksionit që po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka evidentuar 3 subjekte, dy me aktivitet Restorant dhe një Fast Food ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.


Ndaj subjekteve, restorant Lavdoshi, restorant Kapiteni dhe fast food Spiro Kreku janë marrë masë administrative gjobë 300.000 lekë për secilin si dhe bllokim i menjëhershëm i aktivitetit.


Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes Shqipëria që duam Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët, thuhet ne njoftim.







17 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)