­Komisioni për Privatizimin e CEZ mbyll hetimet duke vlerësuar se privatizimi pa inventarizim dhe ulja qëllimisht e vlerës së aseteve ka shkaktuar një dëm prej 450 milionë euro dëm.


Sipas kryetarit të Komisionit hetimor Parlamentar për Privatizimin e CEZ, Taulant Balla, përgjegjësia për këtë dëm të shkaktuar bie direkt ndaj kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha, por dhe ndaj ish-ministrit të Energjitikës, Genc Ruli, ish­-zv/ministrit Enno Bozdo.


Balla theksoi se VKM e firmosura nga Sali Berisha kanë favorizuar fituese në mënyrë të padrejtë firmën që privatizoi kompaninë e energjisë në Shqipëri.