Ambasada amerikane në Jemen mbyllet në reagim të asaj që e quan kërcenime të vazhdueshme të Al Kaidës ndaj interesave amerikane.
Ambasada gjithashtu ka këshilluar të gjithë qytetarët amerikanë që ndodhen në Jemen që të jenë jashtëzakonisht vigjilent.
Mbyllja e ambasadës përkon me paralajmërimet e Uashingtonit se do të përshkallëzoje përpjekjet anti-terroriste në Jemen.
Gjatë një vizite të tij në Jemen, kamandanti i forcave amerikane në Irak dhe Afganistan, gjenerali David Petraeus, diskutoi mundësitë e avancimit të bashkëpunimit me autoritetet jemene, përfshirë edhe dyfishimin e ndihmave amerikane për këtë vend në kuadër të luftës kundër terrorizmit.