Është mbyllur hetimi për aksidentin me ski që pësoi Michael Schumacher në muajin dhjetor në Meribel të Francës dhe është dalë në përfundimin se nuk ka pasur asnjë shkelje të rregullave.



“Askush nuk ka shkelur rregullat. Aksidenti ka ndodhur jashtë pistës”, lexohet në një komunikatë të kryehetuesit të Albertville, Patrick Quincy. Sipas tij, sinjalizimi dhe informatat mbi kufijtë e pistës kanë qenë konform rregullave franceze dhe për këtë arsye nuk ka asnjë përgjegjësi juridike në aksidentin e ish-pilotit të Formulës 1. Gjendja e Michael Schumacher u përkeqësua para disa ditësh si pasojë e një pneumonie, por kurimi me antibiotikë ka normalizuar sërish situatën. / Top Channel