Mes tetë rasteve që kanë rezultuar pozitivë në Elbasan ne 24 oret e fundit, dy prej tyre janë mami të maternitetit.


INFEKTIVIKORONA


Burime për Panorama konfirmojnë se mamitë punonin në pavionin e aborteve dhe pas zbulimit të dy punonjësve të prekr edhe ky shërbim është mbyllur në qytetin e Elbasanit.


Gjithashtu raportohet se të infektuarat janë nisur drejt Spitalit Infektiv, për të marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa pjesa tjetër e stafit janë vetëkarantinuar.


Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 71 raste të reja me COVID-19.


Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier.


LEXO EDHE: 


Sot, 71 raste të reja në vend, si zgjerua harta e të prekurve me koronavirus