Pishina olimpike e zhytjes u mbyll sot pasi mori një ngjyrë jeshile të errët shqetësuese që në fillim të kësaj jave.
Ndryshimi i ngjyrës bëri që ekipet e zhytjes të shprehnin shqetësim për ndonjë rrezik sëmundje shëndetësore edhe pse më herët organizatorët thanë se nuk ishte aspak i dëmshëm pas testeve të bëra.
Zëdhënësi i Rio 2016 insistoi se uji jeshil nuk vinte aspak në rrezik atletët megjithatë vendimi u mor nga vetë ekipet kombëtare të atletëve të zhytjes.
Fituesi i medaljes së Bronzit, Tom Daley shkroi në tëitter: Pishina e zhytjes u mbyll këtë mëngjes. Shpresojmë të mos jemi zhytur në ndonjë vend të pisët këto ditë.
Të gjithë sportistët shprehën shqetësimin në lidhje me klorin e ujit.
Madje njërit prej tyre klori ia kishte bërë edhe flokët ngjyrë blu, nga të bardha që i kishte lyer ai.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter