Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka anuluar pjesëmarrjen në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, që mbahet në fund të muajit janar.


Ende mbetet e paqartë nëse mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane do të përfundojë deri më 22 janar, kohë kjo kur mbahet Forumi.


Presidenti Trump dhe demokratët janë në mosmarrëveshje të thellë sa i përket ndërtimit të murit me Meksikën.


Për shkak të papajtueshmërisë së demokratëve për sigurinë e kufirit dhe rëndësisë së madhe të sigurisë për kombin, unë me respekt po e anulojë udhëtimin shumë të rëndësishëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ka shkruar Trump në Twitter.


11 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)