Një 23-vjeçar është mbytur gjatë ditës së diel në Gjirin e Lalzit. Policia ka bërë të ditur se viktima është Jetmir Marku banues në Paskuqani.



Trupi i pajetë i të riut është gjetur nga pushuesit në breg të detit gjatë pasdites së të dielës. 23-vjeçari ndodhej në plazhin e Gjirit të Lalzit bashkë me disa shokë, të cilët kanë bërë më pas edhe identifikimin e trupit të pajetë.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të mbytjes së të riut, trupi i pajetë i të cilit ndodhet në morgun e qytetit të Durrësit.


/ Top Channel