ksamil-island2Do shkoj me not në Korfuz o gjallë, o vdekur, unë pa punë nuk mundem të rri në Shqipëri. Jam në Ksamil, dokumentet i kam me vete. Mi puth fëmijët dhe u thuaj se babi i do shumë. Do të kaloj me not deri në Korfuz dhe do tu dërgoj para sa më shpejt të jetë e mundur.


Këto kanë qenë fjalët e fundit të 41- vjeçarit Viktor Çuni, i cili u mbyt në Ksamil, por rrymat detare e nxorën trupin e pajetë në plazhin e Durrësit.


Ai ka tentuar të kalojë me not, por me datën 31 maj rrymat detare kanë qenë të forta, çka ka sjellë edhe mbytjen e tij.


41- vjeçari ishte i vetmi person që sillte të ardhura në familje për dy fëmijët, bashkëshorten dhe dy prindërit./A.XH