Një shtetase nga Kosova ka gjetur vdekjen në plazhin e Shëngjinit. Policia tha se sot ajo është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës për tiu dhënë ndihma e parë, por ka ndërruar jetë.


Bëhet e ditur se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se është mbytur.


Policia informon se bëhet fjalë për shtetasen me iniciale R.K. 69 vjeçe, banuese në Kosovë. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.


Nga hetimet paraprake si dhe ekspertiza mjeko ligjore dyshohet se mund të jetë mbytur në det. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


20 qershor 2017 (gazeta-Shqip.com)