Mbi 100 persona kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes së një trageti në liqenin Viktoria në Tanzani. Trageti, MV Nyerere është përmbysur në mes të ishujve Ukora dhe Bugolora. Banorët lokalë u janë bashkuar ekipeve të emergjencës për të ndihmuar në procesin e shpëtimit.


Qeveria e Tanzanisë ka konfirmuar se trageti është përmbytur, duke theksuar se numri i viktimave mund të rritet. Mendohet se numri i viktimave mund të arrijë deri në 200 persona.


Aksidentet në liqenin më të madh në Afrikë, Viktoria janë të shpeshta, pasi shpesh barkat janë të stërmbushura.


Më shumë se 800 persona kanë vdekur në 1996, kur një traget i tipit MV Bukoba ishte përmbytur. Ky incident ishte konsideruar një nga fatkeqësitë më të mëdha të shekullit të kaluar.


21 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)