Mbreteria e Bashkuar i ka dhene nje mesazh te qarte Tiranes zyrtare se ngercet politike nuk duhet te mbajne peng institucionet demokratike.

Ambasadorja britanike Fiona Mcllwham ka deklaruar se duhet te jene keto institucione qe te kontrollojne aktivitetet e politikes dhe jo e kunderta.

Institucionet demokratike jane jetike. Shteti nuk varet nga tekat e partive. Jane institucionet ato qe duhet te ushtrojne kontroll tek politika ka pohuar Mcllwham.

Ajo ka nenvizuar se zgjidhja e situates politike eshte e domosdoshme duke vleresuar si premtuese oferten e opozites.

Reformat nuk mund te arrihen pa dialog. Oferta e PS per zgjidhjen e krizes duket premtuese eshte shprehur Mcllwham.

Me tej diplomatja britanike ka shprehur edhe mbeshtetjen e vendit te saj ndaj integrimit te Shqiperise ne strukturat evropiane.