Policia kufitare jep detaje në lidhje me gomonen e cila u gjet në flakë në vendin e quajtur Gjiri Shën Andreas në Karaburun mesditën e 14 nëntorit 2016 


Në ndjekje të gomones- Sipas policisë gomonia 12 metra e gjatë me dy motorë të markës Mercury” me fuqi motorike 350hp po transportonte droge dhe ishte ajo për të cilën mjetet detare të Policisë Kufitare Vlorë e Dhërmi dhe të Guardia di Finanza-s, ishin vënë në ndjekje gjatë natës së 13 nëntorit dhe paradites së 14 nëntor.


“Gjatë mesditës së datës 14 nëntor Shërbimet e Policisë Kufitare të Stacionit Dhërmi kanë konstatuar në sektorin Rrugët e bardha -Gjiri Gramës, në vendin e quajtur “Gjiri Shën Andreas”, Karaburun në breg, një mjet lundrues tip gomone, i cili po digjej dhe në afërsi të tij disa qese dhe thasë plastmasi. Përshkrimi i mjetit  lundrues  përputhej me informacionin që dispononte Policia dhe që ishte vënë në ndjekje të tij” thuhet në njoftimin e sotëm të policisë kufitare.


Policia kontrolle nga deti e toka- Menjëherë nga DVKM Vlorë, u morën masa dhe me mbështetjen e D.V.P. Vlorë dhe Delta Force dhe Guardia di Finanza, u ushtruan kontrolle nga deti dhe toka për personat që dispononin këtë mjet lundrues dhe që i kishin vënë flakën për t’i shpëtuar Policisë.


Droga digjej në gomon. Thaset me mbishkrim në gjuhën italiane-  Ne gomone vazhdonte te digjej kanabisi- Policia informon se gomonia në pjesën fundore ishte i djegur plotësisht ndërsa “në bordin e mjetit vazhdonte të digjej një lëndë e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa”


Në vendin përreth gomones gjendej e përhapur dhe në thasë plastike lëndë e dyshuar Cannabis Sativa dhe qese plastike të ambalazhuara me mbishkrime në gjuhën Italiane.


Thasët me kanabis në pyll-  Po gjatë kontrollit në një zonë të pyllëzuar, policia informon se u gjetën edhe disa pako të mëdha me lëndë narkotike.


Përreth vendit ku u konstatua gomonia si dhe në zonën e pyllëzuar u gjet dhe u sekuestrua rreth 224 kg lëndë narkotike.


gomonia-e-djegur-ne-vlore2 gomonia-e-djegur-ne-vlore


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter