Arrest me burg, është masa e sigurisë që Gjykata e Apelit në Shkodër ka dhënë për ish-drejtorin e Hipotekës, Zamir Leka.  Edhe pse avokati i tij paraqiti pretendimet për një masë më të lehtë, ajo u refuzua nga gjykata duke mos marrë parasysh as garancinë pasurore dhe as kushtet familjare.


Gjykata e Apelit vendosi që të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë pas shqyrtimit të provave dhe kërkesës së prokurorisë që i qëndroi masës për “arrest me burg”. Gjatë seancës në apel ish-drejtori i Hipotekës Zamir Leka ka kërkuar lirimin e tij për shkak të rrethanave familjare.


Kjo pasi gruaja e tij është shtatzënë, duke kërkuar kështu që ti jepet një masë më lehtësuese ndërsa ka qenë i gatshëm të vendosë edhe garanci pasurore. Leka u arrestua së bashku me juristen Frida Mirashi nën akuzën e korrupsionit. Ndaj kësaj të fundit është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie.


16 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)