Pas shumë muajsh i mbërthyer nga imazhi i një kompanie celulare, më në fund Mozaiku i Muzeut Historik Kombëtar ka arritur që të çlirohet dhe tashmë sipërfaqja e tij nuk mund të shfrytëzohet për qëllime përfitimi. Të bësh biznes në kurriz të një vepre





arti sigurisht që është gjëja më e shëmtuar që mund ti bësh asaj. Të përdhosësh në një mënyrë të tillë një vepër arti vetëm në vendin tonë ndodh një gjë e tillë. Sot pas kaq muajsh më në fund në atë vend shohim imazhin e bamirëses së njohur shqiptare Nënë Tereza. Kjo figurë e humanistes sot nderohet nga e gjithë bota, është një figurë e cila ne na bashkon me të gjithë botën, e cila rrezaton paqe, mirësi dhe dashuri në këtë botë. Nëse sjellim ndërmend disa ditë më parë Mozaikun ai ishte i mbërthyer nga imazhi i kompanisë Vodafon, e cila çdo ditë dhe më shumë po përfitonte me miliona lekë në kurriz të tij, duke e shfrytëzuar atë qëllimisht dhe një gjë të tillë e tregon më së miri dhe zvarritja e punimeve në këtë vepër, por me imazhin e Nënë Terezës tashmë kjo gjë mori fund, ndërkohë që të gjithë presin që të fillojnë punimet në këtë vepër arti. Imazhi i humanistes shqiptare në atë vend është përshëndetur nga të gjithë, pasi ajo që ishte prej muajsh kompania Vodafon, ishte cilësuar dhe nga personalitete të artit si një hajdute dhe kjo gjë vërtetohej dhe nga kontrata, ku emri i saj nuk figuron në asnjë rresht të marrëveshjes së nënshkruar për këtë restaurim. Nga ana tjetër megjithëse u bënë muaj që flitet për këtë projekt restaurimi ende nuk ka filluar të ndërmerret asnjë punim mbi Mozaik, akoma kjo vepër arti qëndron mbuluar nga mjegullnaja që akoma nuk është larguar nga Ministria e Kulturës, e cila vetë pohoi se ka një marrëveshje me Vodafon në një kohë kur nuk figuron askund emri i kësaj kompanie në marrëveshjen e bërë. Ndërsa kompania Vodafon para syve të qytetarëve të shumtë hiqet si një bamirëse nga ana tjetër edhe ato lekë që ajo derdh për këtë i shmang nga taksat që duhet të paguajë. Restaurimi i cili duhej të kishte nisur me kohë i Mozaikut i cili sot është një nga më të mëdhenjtë e Evropës, reklama me figura të stisura tek Muzeu Kombëtar bëri që ai të mbetet peng i aferave korruptive të kompanisë celulare Vodafon. U deshën muaj të tërë që të dëgjohej zëri i personaliteteve të artit shqiptar, që ai mos të shfrytëzohej për qëllime biznesi, gjë e cila as nuk duhej të ishte menduar në këtë vepër arti.


 






Last Updated on E Hene, 30 Gusht 2010 21:45