Sokrat Habilaj

Sokrat Habilaj


1-E DJESHMJA JUAJ, JENI VETË JU!


Ka kohë që dua të mbaj në supet e mi,

Të djeshmen tuaj, edhe ca më tepër.

Dhe pse të sotmen ma kapët në pusi,

Nuk ju shoh dot, si një makth i vjetër.


E për ti prerë me të, të gjitha lidhjet,

Hidhni dhe mbi mua, gurë e hithra.

Ska problem se mi shtoni dhimbjet,

Unë do duroj, tju shpëtoj nga e liga.


Kur përfundimisht të ndaheni prej saj,

Harroni bashkë me të, edhe të gjallin.

Nëse ju pyesin për të djeshmen, pastaj,

Thoni shkurt:-Nuk ia dimë as varrin!


Po tani, tani që për ju, nuk ka më dje,

Pse qëlloni ende, çdreq ju ka gjetur!?

Kush ka mbetur pa u mbuluar me dhè,

Pse ky trill për të vrarë një të vdekur!?


Ka kohë që nga plumbat tuaj, kuturu,

Unë varros e varros, pjesë nga vetja.

Të djeshmen tuaj, se ndava dot nga ju,

Ajo që vrisni, nuk është e djeshmja!


******


2-DHIMBJA


Të vetmet armë që më kanë mbetur,

Janë dhimbjet që më hapën plagët.

Tani nuk më duhen ti mbaj fshehur,

Dhe pres të më thoni:-I hodhi armët!


Si rrobë të vjetër, do ta gris shpirtin,

Të qeshni me të, kur ta shihni me tallje:

-Çudi si ndodhë kështu me ata që ikin,

Dhe dhimbjet, të vrara i duan në varre!


Kur të mos keni çmë mundi më tepër,

E veç një pirg dheu do ta keni lënë pas.

Ju them se kam dhe një dhimbje tjetër,

Quajeni dhe cen, mua as më plas!


E mbaj larg nga ju, jo se trembet burri,

As të shtirem si trim, ashtu kot më kot.

Për të nuk kam ngritur, kala prej guri,

Po thjesht një grua, i ka dalë për zot.


Atë dhimbje sma vratë dot me plumba,

Se ajo brenda shpirtit, e ruan në një skaj.

Dhe unë do pranoj, se vërtet u munda,

Kur ta shoh të flakur, tek këmbët e saj.


*******


3-MË MUNDËT KUR JU DESHA


Më kot më fshiheni me armë në skuta,

Nga ankthi për të më mundur e vrarë.

Ndërsa ruani plumbat që të nisë lufta,

Ju më mundët, shumë kohë më parë.


Që tu dal sërish, të më vrisnit në pusi,

Do duhej që të vinte dy herë vdekja,

Nuk pritët të paktën, të mbanim mëri,

Ju më mundët herët, kur ju desha.


Kur të ndjeni se më keni hequr qafe,

Dhe shpenguar do ti hidhni armët.

Do pastroj fytyrën nga grimca balte,

E do marrë hak, në një kohë të largët.


Do vi për tju mundur, në çast të keq,

Kur dikush në vesh me fjalën:-Të dua!

Do ju thotë vargje, ca vargje për dreq,

Të thurur nga unë, për një tjetër grua.


E imazhi im do të ngrihet nga varri,

Me vargjet e flokët e tyre të pleksur.

Ju që vetëm dini se si mundet i gjalli,

Do shqyeni dy sytë, nga një i vdekur.


Për mua me mllef do u flisni në shtrat:

-Ti paske dashuruar më parë Atë!?

Dhe armë do kërkoni, tutje nëpër natë,

Për skelete puthjesh, që nuk vriten më.


Po armë si të miat nuk keni ku të gjeni,

Nga ato që në vargje, kthehen në plumb.

Më shtini sa të doni me armët që keni,

Edhe kur ju dua, mësova si tju mund!


Vargjet e grave, nuk ju bëjnë për burrë,

E do ua grisni nga buzët, gjithë tmerr.

Kur ju desha unë, ju më mundët dikur,

Po tani di vetë, çfarë ju bëj në sherr!


*******


4-E SHKRUAR PA GERMA


Ka ardh koha të dashurojmë ndryshe,

Dhe malli po ikën në shtigje të tjerë.

Ku zemra, si bokërimë me hieroglifë,

Duket se po kthehet në një tastierë.


Ku trishtimi, a dhe vraga që lë puthja,

Thërrmohen në copa pikash, a prejse.

Ku flokët e zeza dhe faqet e purpurta,

Ndryshojnë si ti duash, me një prekje.


Ku fryma jote, a pëshpërima shtrati,

Murosen në ca germa që nuk kanë zë.

Ku grindjet e vogla, mllefet dhe inati,

Bëhen telefona që stë përgjigjen më.


Ku unë bëhem si një germë, pa letër,

E me pesë- gjashtë vetë, flas krejt kot.

Ku mesazhi që shkrova për një tjetër,

Ta nis ty pa dashje , e skuqem si idiot.


Ku dhe ti pak më tej, luan me germa,

E me ca të tjerë grindesh, a çmallesh.

Ku dhe njerëzit po kthehen në shenja,

Dhe ne të dy, ngjajmë si ikona varresh.


Ku edhe ty të pres të biesh në grackë,

Që ne të dy bashkë, të bëhemi njëlloj.

E me ligësi të ofroj të bëjmë një pakt,

Tradhtitë tani, duken tamam si lojë!


Pastaj të zgjohem nga ëndërr e keqe,

Ikona ti fshij e ti zhduk pa gjurmë.

Të të shoh sytë që lotojnë në heshtje,

Për pak të humba, të humba në turmë.


E më thua një gjë të thjeshtë, sa bota:

-Po ne fëmijët si kemi lindur kështu!

Telefona e tastiera, i flak e i bëj copa,

Dhe vij të mbytem brenda syve të tu.


*********


5-KU TI NDER LOTËT?


Mundet që të shkruaj, si shumë të tjerë,

E lotin gjithë lulka, ta bëj nëpër rreshta.

Ndërsa poezitë, nëpër tela do ti nder

Tu them:-I blini, se sjanë të shtrenjta!


Po kur loti im, nis e kthehet në vjershë,

Thërrmohet ngadalë, si një pirg me dhè.

Nëse vargjet në tela, shpërndaj ti shes,

Më thoni pra për lotin, si ta var atje!?


**********


6-ATDHE


-MORINË-


Ata të njërës anë, me armë në dorë,

Mbi gjysmën e Atdheut vunë skeptër.

E shtypën nën të ndenjura, si diktatorë,

Më pas e braktisën, kolltukun e vjetër.


Më pas e braktisën, kolltukun e vjetër,

Dhe u bënë plotë me vese, në kusari

Po dhe ata të luftës, nga gjysma tjetër,

Mitra e luftës i polli, të etur si hajni.


Mitra e luftës i polli, të etur si hajni.

Atdheu im që në dy shtete je i ndarë.

Çapitesh trishtueshëm, e i lodhur si ti,

Gjysma pjellë hajna, e gjysma kusarë.