Protesta e sotme e opozitës është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes policisë dhe protestuesve. Në një foto të publikuar nga nënkryetari i PD, Edi Paloka shihet një person, i cili tërhiqet zvarrë nga policia.


Sipas Palokës, personi në foto është invalid dhe po protestonte sot me flamur kombëtar dhe atë të BE-së para Kuvendit.


Postimi i Palokës


Zotëria ne foto eshte Gjergj Cuni, eshte invalid. Sot me nje dore mbeshtetej ne paterice dhe ne tjetren mbante flamurin kombetar dhe ate te BE. Vjen ne cdo proteste sepse kjo qeveri i ka hequr dhe pensionin e invaliditetit, buken e gojes.


Por per kete qeveri dhe Edvin Ramen ky eshte armiku. Nuk mund te jete ndryshe. Per nje qeveri qe mbeshtet dhe mbeshtetet tek krimi dhe oligarket armiku jane qytetaret qe nuk cojne dot buke ne shtepi tek femijet e tyre.


Prandaj nuk duhet te lejojme me qe Rama te terheq zvarre qytetaret. Ka ardhur koha qe qytetaret ta heqin zvarre kete kryeminister bashke me plehrat e tjera rreth tij.