Kaka

Mesfushori i Realit e Brazilit, Kaka pranon se fitorja e Champions League vlen më shumë sesa ajo e titullit kampion në La Liga. Finalja e këtij sezoni është programuar të luhet në “Bernabeu”, dhe kjo është një shtysë më shumë për madrilenët. “Do të ishte një ëndërr të fitonim Championsin në Bernabeu. Ne do të bëjmë gjithçka që të jemi atje. Do të preferoja fitimin e Champions, pasi është turneu më i rëndësishëm”. Ndërkohë që duket se rivali kryesor i Realit në këtë garë do të jetë pikërisht gjiganti tjetër spanjoll, Barcelona.






#