Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, ndërsa foli për marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik për reformën Zgjedhore, tha se në të njëjtën kohë, rëndësi ka edhe progresi që do të bëhet në sqarimin e akuzave për mashtrim zgjedhor dhe blerje votash në zgjedhjet e kaluara.


Në një intervistë për DW, marrëveshjen e arritur mes palëve, Zingraf e konsideroi shenjë nxitje dhe inkurajimi në rrugën e Shqipërisë drejtë BE.


peter zingraf


Ai shtoi se, megjithatë, debatet për ndryshime të mëtejshme nuk janë mbyllur, duke shtuar se me rëndësi është që rekomandimet e OSBE/ODIHR të shihen si linja orientuese.


Dakordësia e Këshillit Politik për elemente të reformës zgjedhore ishte një shenjë nxitjeje dhe inkurajimi në rrugën e Shqipërisë drejt BE. Zbatimi i dakordësisë dhe debatet për ndryshime të mëtejshme në fakt nuk janë përmbyllur, ato vijojnë ende. E rëndësishme këtu është që rekomandimet e OSBE/ODIHR të shihen si linja orientuese. Në të njëjtën kohë rëndësi ka edhe progresi që do të bëhet në sqarimin e akuzave për mashtrim zgjedhor dhe blerje votash në zgjedhjet e kaluara, u shpreh Ambasadori.