Oscar Washington Tabarez nuk dorëzohet kurrë. 71-vjeçari amerikano-jugor pavarsisht se vuan nga sindroma Guillain Barre që i kufizon lëvizshmërinë dhe nuk e lejon të qëndrojë në këmbë, nuk ka ndërmend të thotë stop dhe për ti shpërblyer besimin për punën e shkëlqyer që ka bërë gjatë këtyre 12 vite në krye të Uruguait drejtuesit e federatës i kanë rinovuar kontratën edhe për 4 vitet e ardhshme me me mjeshtrin siç njihet ndryshe që do të ketë mundësi  të drejtojë përfaqësuesen Celeste deri në përfundim të Botërorit Katar 2022.


Tabarez, i cili drejton Uruguain që nga viti 2006, fitoi Kupën e Amerikës në vitin 2011, ndërsa një vit më parë dërgonte Uruguain në gjysmëfinalet e Botërorit të Afrikës së Jugut. 71-vjeçari ka fituar më parë Kupën Libertadores me Penarolin, disa trofe me BoCa Juniors, ndërsa ka provuar dhe eksperiencën e futbollit italian, ku ka drejtuar ekipet e Cagliarit dhe Milanit.


21 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)