Zvicra zyrtarisht i eshte bashkuar zones Shengen, duke larguar te gjitha kontrollet ne kufijte tokesore. Nga dita e djeshme, Zvicra eshte anetarja e re e zones Shengen, cka do te thote se pikat kufitare ne kufijte zvicerane me vendet e Bashkimit Evropian nuk ekzistojne me. Pasaportat nuk do te kontrollohen me ne kufijte e Zvicres me vendet tjera evropiane. Viza Shengen, qytetareve qe nuk jane banore te Bashkimit Evropian, tashme mund t'u mundesoje qendrim edhe ne Zvicer.


Gjithsesi, ndersa qytetaret zvicerane dhe te BE-se do te hyjne dhe dalin lirisht pa pasur nevoje te tregojne pasaportat, personave qe udhetojne me avion do t'u kontrollohen pasaportat deri me 29 mars 2009. "Kontrollet per mallrat mbeten edhe me tej, pasi mbeten kufizimet doganore, si per shembull per alkoolin", - deklaruan dje autoritetet e Bernes. Aplikimi i ketyre masave ne aeroporte do te filloje me futjen ne fuqi te planit veror te fluturimeve. Kurse kontrollet kufitare do te mbeten vetem ne kalimet kufitare me Lihtenshtejnin, i cili ende nuk i perket zones Shengen.


Zvicra nuk eshte anetare e Bashkimit Evropian. Referendumi per bashkimin e Zvicres ne zonen Shengen zhvillua ne vitin 2005, ndersa vendimi perfundimtar u miratua me 27 nentor te ketij viti ne takimin e ministrave te Puneve te Brendshme te vendeve anetare te Traktatit te Shengenit.


"Shengen"


Zona Shengen eshte krijuar ne baze te nje marreveshjeje mes Belgjikes, Gjermanise, Luksemburgut, Holandes dhe Frances ne vitin 1985. Marreveshja eshte nenshkruar ne qytetin Shengen, Luksemburg. Zgjerimi i fundit i zones Shengen ishte nga fundi i vitit 2007 me pranimin e Estonise, Lituanise, Letonise, Maltes, Polonise, Sllovenise, Sllovakise, Hungarise dhe Cekise.