Dy mediat prestigjioze, amerikania “New York Times” dhe britanikja “Sunday Times” kanë hedhur akuza të forta për korrupsion dhe trukime ndeshjesh drejtuar FIFA-s, pas hetimeve të nisura nga dokumente të dorëzuara nga institucioni më i lartë i futbollit.

“New York Times”: Janë trukuar 5 miqësore para ndeshjeve të Botërorit Afrikë e Jugut 2010
Hetimet e “New York Times” lidhen për disa ndeshje të trukuara nga disa kombëtare para Botërorit Afrikë e Jugut 2010, gjithashtu edhe për bastvënie klandestinë. Në qendër të hetimeve është një agjenci e diskutueshme në Singapor e cila ka arritur të korruptojë Federatën e Futbollit të Afrikës së Jugut duke përzgjedhur drejtpërsëdrejti arbitrat e tyre për të manipuluar rezultatet e ndeshjeve.  

Hetimet e New York Times bazohen në dokumentet e FIFA-s, por edhe nga dhjetëra  intervista të realizuara me futbollistë profesionistë, arbitra, bastexhinj.
 
Hetimet e “New York Times” lidhen për disa ndeshje të trukuara nga disa ndeshje kombëtare para Botërorit Afrikë e Jugut 2010. Në qendër të hetimeve është një agjenci e diskutueshme në Singapor e cila ka arritur të korruptojë Federatën e Futbollit të Afrikës së Jugut duke përzgjedhur drejtpërsëdrejti arbitrat e tyre për të manipuluar rezultatet e ndeshjeve.  
 
Sipas “NYT” agjencia “Football 4U International” akuzohet se ka trukuar ndeshjet, pasi është ofruar që të propozojë arbitrat e saj në ndeshjet miqësore që do të luheshin para botërorit. Pas një refuzimi fillestar, Federata e Afrikës së Jugut e lejon që kjo agjenci të vendosi arbitrat e saj në 5 ndeshje.
 
Në ndeshjen miqësore Afrikë e Jugut-Guetamalë, arbitri dha 2 penallti për prekje me dorë, por në realitet topi nuk kishte vajtur në asnjë mënyrë pranë duarve së mbrojtësve.
 
Nisur nga vështrimi i dokumenteve të FIFA-s, “New York Times” ka vënë në dukje tre probleme që mund të kushtëzojnë funksionimin korrekt të botërorit Brazil 2014.
 
Së pari: Pavarësisht hetimeve nga FIFA që provojnë përfshirjen e disa funksionarëve të Federatës së Afrikës së Jugut në këtë skandal, asnjë person nuk është arrestuar.
Së dyti: Pavarësisht se një zëdhënës i FIFA-s deklaroi se hetimet janë duke vijuar akoma edhe sot, asnjë nga personat e intervistuar nga “NYT” nuk është marrë në pyetje nga ana e funksionarëve të FIFA-s.
Së treti: Shumë prej kombëtareve pjesëmarrëse në këtë botëror janë në kushte të vështira ekonomike. 


 “Sunday Times”: 5 milionë dollarë përzgjodhën Katarin për Botërorin 2022
 
Ndërkohë që hetimet e “Sunday Times”- të vijuara edhe nga BBC lidhen me fundvitin 2010 me organizimin e Botërorit 2022 në Katar. Sipas “Sunday Time” një drejtues i lartë i FIFA-s ka korruptuar disa funksionarë të tjerë për të influencuar tek anëtarët që duhet të votonin për vendin mikpritës të Botërorit 2022. Ndërhyrja bëhej në mënyrë që votimi të favorizonte Katarin. 
 
Nuk ka munguar reagimi i FIFA-s, e cila me anë të Zëvendës Presidentit,  Jim Boyce ka deklaruar sot se nëse këto akuza për korrupsion do të mund të konfirmoheshin, ai mund të mbështeste një votim të ri për të ndryshuar vendin mikpritës për Botërorin 2022.

Hetimet  “Sunday Times” bazohen mbi Mohamed bin Hamam me origjinë nga Katari,  i cili ka qenë rivali kryesor i Presidetnit aktual të FIFA-s.  Hamam është përjashtua dy herë përjetësisht nga FIFA, ai akuzohet se ka korruptuar drejtues të FIFA-s për të fituar zgjedhjet përballë Blater. Mbi të gjitha e përditshmja britanike sjell prova që Hamam është përfshirë në përzgjedhjen e vitit 2010, pra 1 vit para se ai të skualifikohej përjetë për korrupsion.
 
Sipas “Sunday Times” Hamam u kishte paguar 5 milionë dollarë disa anëtarëve të FIFA-s që të mbështesin kandidaturën e Katarit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)