Mediat ndërkombëtare, Agjencia e lajmeve Reuters dhe ajo greke , ANA-MPA i janë referuar exit pollit të televizionit Ora News dhe IRP Marketing, mbi rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit.


Partia Socialiste në pushtet paraqitet si fituese e zgjedhjeve, pasi parashikohet të sigurojë 45-49% të votave, sipas exit pollit të televizionit Ora News dhe IRP Marketing, transmeton agjencia.


Partia Demokratike e opozitës, parashikohet të marrë deri në 34% të votave


Partia Socialiste ka gjasë të ketë fituar më shumë se 71 karrige (në parlamentin 140 vendësh), ndërkaq, është fjala për një testim opinioni dhe jo për rezultat zyrtar,  nënvizoi përfaqësuesi i IRP Marketing, Antonio Noto, përfundon lajmi i agjencisë greke ANA-MPA, që është publikuar edhe në media të tjera helene.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter