ShumakerMichael Schumacher, kampioni i Formula 1, po zgjohet me ngadalë. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari francez, Jean – Louis Moncet, i cili thotë se ka takuar djalin e Schumacher-it, kohët e fundit.


“Unë e pashë djalin e tij, kohët e fundit. Schumacher po zgjohet shumë ngadalë, shumë ngadalë “- tha gazetari. Ish-piloti gjerman ra në gjendje kome, pas një aksidenti me ski në dhjetor 2013, në alpet franceze, ku u dëmtua në pjesën e kokës.


Pas kurimit për një kohë të gjatë në spital, kampioni u dërgua në shtëpi. Për daljen nga gjendja e komas, po kujdeset një staf prej 15 personash, si mjekë, trapistë, infermierë, e të tjerë.


Ata janë duke vijuar mjekimin për ish-pilotin, në një dhomë me pajisej të veçanta për të.


10 tetor 2014 (gazeta-Shqip.com)


Ky shkrim Mediet franceze, Schumacher po zgjohet u publikua me pare te Gazeta SHQIP.