Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu zhvilloi një takim me banorët e Fushë-Domje. Në prani edhe të kryebashkiakut të Vorës, ai shpalosi programin politik dhe ekonomik me të cilin, sipas Mediut, “Republika e Re” vjen para qytetarëve me angazhime konkrete dhe synimin madhor për të nxjerrë vendin nga kriza ku e ka futur qeveria Rama.


Fatmir Mediu: Duan të blejnë votën tonë dhe mendojnë se të gjithë ne kemi nga një çmim, familjet tona dhe Shqipëria ka çmim. Por a ka çmim jeta, fëmija, familja, Shqipëria?! Padyshim jo. Jetën, lirinë, ndërtimin e lumturisë na e ka i fal zoti dhe nuk mund ti lejmë peng tek Edi Rama.


Mediu vijoi takimet me banorët e Domjes, ku theksoi se Partia Demokratike do të investojë 150 milionë euro në bujqësi. Sipas tij kjo do të sjellë një ndryshim rrënjësor në menaxhimin e këtij resursi, që do të jetë burim kryesor për ekonominë shqiptare. 


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter