Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu zhvilloi një takim me banorët e Fushë Prezës.


Sipas Mediut, dështimet e qeverisë Rama si në vendosjen e ligjit në vend dhe në fushat ekonomike do të jenë prioritetet për Republikën e Re duke kërkuar votën për Lulzim Bashën.


Mediu: Ne kemi vendosur që të investojmë 150 milionë euro në bujqësi. 50 milionë do të shkojnë për të gjitha nevojat që ka bujqësia dhe 100 milionë do të shkojnë drejtpërdrejtë në fermerët sipas prodhimeve që ata garantojnë dhe njëkohësisht edhe për atë që mbarështrojnë nga pikëpamja blegtorale.  


Një ditë më parë, Mediu ishte në takim me ekspertin ekonomik të CDU-së për të prezantuar dhe mbështetur programin ekonomik të Republikës së Re.


/oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter