Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu kthehet serish ne Gjykaten e Larte, si i akuzuar per tragjedine e Gerdecit pothuasje nje muaj pasi dy te demtuar gjate tragjedise i kerkuan gjykates te filloje procedimin penal per personin me imunitet Mediu.

Pas kesaj kerkese, Gjykata e Larte njofton zyrtarisht se ka hedhur shortin per caktimin e trupes gjykuese. Padine e pales se demtuar te minorenit te plagosur ne Gerdec, Roxhers Durdaj i perfaqesuar nga i ati do ta relatoje Arjana Fullani, nderkohe qe bejne pjese ne trupe Gani Dizdari, Mirela Fana, Majlinda Andrea dhe Aleksander Muskaj.

Nderkohe qe per Mediun, procesi i dyte qe do zhvillohet po ne Gjykaten e Larte pale paditese eshte Alketa Hazizaj. Shorti me gogla ka caktuar si relator gjykatesin Andi Celiku dhe pjese te trupes Ardian Nunin, Irma Balen, Evgjeni Sinoimierin dhe Evelina Qiriakon.