Gjatë një takimi më banorët e Prezës, kreu republikan Fatmir Mediu vlerësoi programin e  hartuar nga ekspertët e kancelarës Merkel për të pasur siç tha ai një ekonomi të fortë.


Fatmir Mediu: Ajo që ndërton shkollat, spitalet, mirqënien është ekonomia private. Ne jemi një ekonomi e tregut të lirë, ku secili është i zoti për të ndërtuar. Por ti do ti japësh shancin dhe mundësinë politikave të duhura. Programi ynë nuk është premtim, por është një angazhim konkret i përcaktuar në kohë. E kemi bërë këtë me qeverinë Merkel, me specialistët më të mirë.


Mediu u ndal në politikat që do të ndiqen në zhvillimin e bujqësisë, sektori i cili tha ai pothuajse u shkatërrua terësisht gjatë qeverisjes së Rilindjes.


Sipas Mediut qeveria Basha do të asistojë në pagesat e energjisë për shtresat në nevojë.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter