Ambasadori i Rusise ne Beograd, Aleksander Konuzin njoftoi dje se vizita e paralajmeruar e presidentit Dimitri Medvedev ne Serbi ka nje rendesi te veçante.Sipas diplomatit rus, vizita ne fjale do te shenoje nje kthese ne marredheniet mes dy vendeve.Ajo zhvillohet ne prag te gjyqit te Hages kunder pavaresise se Kosoves.Ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremiç eshte shprehur se vizita e shefit te Kremlinit ne Beograd do te kete nje karakter historik. "Do te jemi vendi i Bashkimit Evropian, qe do te mund te mburret per marredheniet e tij te ngushta me Mosken", - pohoi Jeremiç.