Një sasi prej 10 ton hashash është sekuestruar nga policia italiane në një ish-anije peshkimi oqeanike në ujërat e ishullit të Sicilisë. Në këtë operacion janë arrestuar 9 persona, të gjithë anëtarë të ekuipazhit të anijes me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.







Anija, me emrin “Quest”, mbante flamurin e vëndeve të Ulëta. Droga është kapur, pasi policia italiane e ka monitoruar për 40 orë anijen, e cila ishte pozicionuar rreth 130 milje larg brigjeve të Sicilisë jug-lindore.


Operacioni është ekzekutuar menjëherë pasi është marrë autorizimi nga policia e vendeve të Ulëta, flamurin e të cilëve mbante anija e peshkimit.


7 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)