Në megaoperacionin e zhvilluar gjatë 3 ditëve në të gjithë territorin, janë arrestuar edhe tre efektivë policie, të implikuar në aktivitete ilegale. Ata janë  Ardit Gjyriqi, nga Tirana; Jasin Abduli, nga Saranda dhe  Bledar Koçi, nga Lushnja.


Ata akuzohen për veprat penale Shpërdorim detyre, Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.  Operacioni i koduar “Volvo 4” u shtri në 12 qytete dhe  janë goditur anëtarët e 4 grupeve të skeduara kriminale.


22 tetor 2018 ( gazeta-Shqip.com)