Michael Essien është zyrtarisht futbollist i Milanit. Lajmi është dhënë nga vetë klubi kuqezi në një komunikatë për shtyp: "AC Milan komunikon se ka marrë nga Chelsea Michael Essien, që ka firmosur një kontratë deri në 30 Qershor 2015".




Ky është tweet-i me të cilin Essien ka njoftuar firmosjen me Milanin: "Sapo firmosa kontratën që më lidh për një vit me një prej klubeve më të mirë në botë. Jam shumë i lumtur dhe mezi pres të fitoj me skuadrën. #ForzaMilan".




Vlen të theksohet se në fillim përflitej se Essien nuk i kishte kaluar testet mjekësore te Milani, por megjithatë ai tani është përforcimi më i fundit i klubit italian./indeksonline/