Megjithatë dy xhirot e fundit të La Ligas, do të zhvillohen. Gjykata e Lartë në Spanjë, ka marrë vendim që të anulojë grevën e paralajmëruar, nga Federata e Futbollit të Spanjës dhe Shoqata e Futbollistëve.
Greva fillimisht ishte shpallur nga Federata e Futbollit të Spanjës (RFEF) së bashku me Unionin e Futbollistëve (AFE), pas mosmarrëveshjeve në lidhje me shpërndarjen e të hyrave nga të drejtat televizive.