Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai serb Ivica Daçiq dhe do të vazhdojnë dialogun në Bruksel në prani të përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton.


Pritet që raundi aktual i bisedimeve do të jetë i përkushtuar në zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit.


Ndërkohë, kryeministri serb Ivica Daçiq, ka thënë se nga ky takim nuk presim vendime të mëdha në lidhje me pyetjet e vështira, sepse siç u shpreh ai, do të jenë subjekt i diskutimeve të mëtejshme./Indeksonline/